Pothuajse pas 2 orëve e 30 minuta ka përfunduar takimi i kryesisë së LDK-së i ftuar nga kryetari aktual Isa Mustafa.
Pas takimit me dyer të mbyllura asnjë nga anëtarët e kryesisë nuk ka pranuar të flasë para mediave.
Ai që ka treguar se për çka është diskutuar në këtë takimi ishte zëdhënësi i LDK-së Besian Mustafa, raporton arbresh.info.
Para mediave Mustafa ka treguar se në kryesi kanë vendosur që në krye të LDK-së të vije në figurë unifikuese.
“Kryesia diskutoi për përgatitjet. Ne jemi tu u përgatit. U diskutua edhe çështja e kandidaturave. Kryesia vlerëson që në krye të LDK-së të vijë një kandidat konsensual”.
Ndonëse është pyetur se nëse ky emër do të jetë Isa Mustafa, kryetari aktual, Mustafa ka preferuar që të mos japë më shumë detaje.
Kujtojmë se Lidhja Demokratike e Kosovës, do të mbaj të shtunën konventën e 9 në të cilën pritet të zgjidhet kryetari i ri i saj.
Edhe pse deri tash kanë qarkulluar emrat e kandidatëve të ndryshëm të cilët po synojnë këtë post, zyrtarisht ende asnjë nga ta nuk ka dalur të shpallin zyrtarisht kandidimin për këtë postë.
Ditëve të fundit takimet e anëtarëve të kryesisë janë shpeshtuar me arsyen se janë duke u përgatitur për konventën zgjedhore që pritet të mbahet me 3 gusht me fillim nga ora 10:00./arbresh.info/
Aksident në Gjilan, vetura rrokulliset në mes të rrugës
Kremlini: Presim përgjigjen e SHBA pas bisedimeve të paqes
Oda Ekonomike me kallëzim penal ndaj ZRRE-së
Shorti i Botërorit 2026: Për herë të parë do të përmenden Ko...
Kërkoi kohë për t’u njohur me aktet, sot seanca paraprake në...
Putin: Rusia do ta marrë Donbasin me forcë nëse trupat ukrai...