Kryeprokurori Lumezi merr mbështetje nga shefi i EULEX, Meuchi

18:42 | 15 Mars 2016
M. A.

Kryeprokurori i Shtetit Aleksandër Lumezi, ka pritur sot në takim Shefin  e Misionit të EULEX-it, në Prishtinë, Gabriel Meuchi.

Gjatë këtij takimi Lumezi e Meuchi kanë biseduar për cështje që kanë të bëjnë me funksionimin dhe konsulidimin e sistemit prokurorial në Kosovë.

Kryeprokurori Lumezi, ka theksuar se prokurorët  e Shtetit janë të vendosur  dhe të gatshëm që të kontribuojnë  në forcimin  e sundimit të ligjit, si dhe të ndërgjegjshëm për t’u përballuar me sfidat qëi ka sistemi prokurorial, duke  shpresuar se në këtë drejtim do tëvazhdoi përkrahja e partnerëve ndërkombëtarë, me të cilët tashmëështë ndërtuar bashkëpunim i mirëfilltënë realizimin eobligimeve ligjore.

Kreu i Prokurorisë së Shtetit, ka thënë se është i përkushtuar në rritjen e efikasitetit në gjithë sistemin prokurorial me qëllim të luftës më efiakse kundër krimit të organizuar, korrupsionit si dhe veprave tjera penale.

Tutje, Lumezi, e ka njoftuar shefin e misionit të EULEX-it, Gabriele Meuchi-n, se prokurori i Shtetit duhet të forcohet në aspektin kuadrove me qëllim që të kemi rezultate më të mira në zbulimin, procedimin dhe sanksionimin e autorëve të krimeve të rënda.

Vlen të theksohet se Lumezi e Meuchi, kanë biseduar edhe për bashkëpunimin juridiko-ndërkombëtar, ku konstatuan se ky bashkëpunim duhet të jetë më efikas në trajtimet e rasteve ndër rajonale, duke bërë shkëmbimin më të mirë të të dhënave, gjetjes së provave dhe  fakteve në jurisdiksionet e prokurorive përkatëse me qëllim që të përcaktohet më lehtë përgjegjësia penale e autoreve të krimit të organizuar ndër rajonal dhe përballja e tyre me drejtësinë.

Në fund shefi i misionit të EULEX-it, Gabriele Meuchi, përshëndeti punën einstitucionit të Prokurorit të Shtetit, duke theksuar se Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, po realizon me sukses kompetencat e tij ligjore në drejtim të ndekjes dhe hetimit të cështjeve penale.

Shpërndaje në rrjete sociale