Në kuadër të vizitës zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Blerim Isufaj, dhe prokurori special z. Naim Abazi, janë pritur në takime pune nga anëtarë të Kongresit Amerikan, përkatësisht Pat Fallon, Zach Nunn,Robert Aderholt dhe John Moolenaar.
Gjatë këtyre takimeve, Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale dhe prokurori special z. Naim Abazi, të shoqëruar nga Drejtori i Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, z. Sami Istrefi, kanë riafirmuar përkushtimin institucional të Republikës së Kosovës në luftën kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit.
Po ashtu është diskutuar për sundimin e ligjit në Kosovë, rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar, si dhe në ngritjen e kapaciteteve.
Kongresistët amerikanë shprehën mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për forcimin e sundimit të ligjit në Kosovë, duke theksuar rëndësinë e pavarësisë së institucioneve të drejtësisë dhe përkrahjen konkrete në përpjekjet për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit./Arbresh.info
Tottenham mposhtet nga Nottinghami dhe rrezikon seriozisht r...
Ushtria e Iranit thotë se Hormuzi do të “mbyllet plotësisht”...
Bëhet thirrje për kursim të ujit në Ditën Botërore të Ujit
Bajrami: Qeveria të ulë urgjentisht taksat në karburante
Aksident i rëndë në Skenderaj, lëndohen gjashtë persona
Simeone pranë historisë te Atletico – mund të bëhet trajneri...