Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, ka pritur sot në takim pune drejtorin e Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), Ilir Murtezaj, si dhe përfaqësues të UNDP-së në Kosovë.
Në këtë takim u diskutua lidhur me platformën për hetime penale mbi të dhënat inteligjente, e cila do të jetë bazë e mirë për parandalimin dhe luftimit e të gjitha veprave penale që ndërlidhen me kompetencat e ATK-së.
Të dy bartësit e institucioneve u dakorduan që të vazhdojnë përpjekjet për intensifikimin dhe zhvillimin e mëtejmë të kësaj platforme. Për më tepër, ata u pajtuan që të zhvillohet edhe një takim i përbashkët me të gjitha institucionet e zbatimit te ligjit për të diskutuar hapat e mëtejmë në finalizimin dhe zbatimin e kësaj platforme.

Ky aktivitet mbështetet nga Zyra e UNDP-së në Kosovë, projekti SAEK III, të financuar nga qeveria zvicerane dhe ajo suedeze. /arbresh.info/
BE: Keqardhje për zhvillimet e fundit
AAK-ja pezullon zgjedhjet e brendshme
Haxhiu njofton deputetët për dekretin e Presidentes për shpë...
SPAK identifikon 15 persona për trafikun e kokainës nga Kolu...
Flick mund të largohet nga Barcelona, mësohet arsyeja
Më shumë se 200 persona të vrarë në Liban, thotë Ministria e...