Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi mori pjesë në takimin e përbashkët të Udhëheqësit të Zyrës për Rikthim të Aseteve – Prokurorit të Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Bahri Hyseni, me zyrtarët e deleguar nga institucionet ligj zbatuese në këtë zyrë.
Në njoftim thuhet se në këtë takim morën pjesë edhe partnerët ndërkombëtar që e mbështesin punën e kësaj zyreje që nga themelimi i saj, përcjell Arbresh.info.
Gjatë këtij takimi u diskutua raporti vjetor i punës për vitin 2024, si dhe planifikimi i punës për vitin 2025 dhe sfidat me të cilat ballafaqohet Zyra për Rikthim të Aseteve.
“Me këtë rast Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, duke vlerësuar lartë punën që ka bërë Zyra për Rikthim të Aseteve që nga funksionalizimi i saj, ofroi përkrahjen dhe mbështetjen e tij për këtë Zyrë me qëllim për të arritur sukseset e përbashkëta të Zyrës për Rikthim të Aseteve”, thuhet në njoftim.
“Gjithashtu edhe në këtë takim Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, z. Besim Kelmendi, falënderoi partnerët ndërkombëtarë për mbështetjen dhe ndihmën e dhënë në forma të ndryshme për themelimin dhe funksionalizimin e Zyrës së Rikthimit të Aseteve dhe shprehu gatishmërinë e tij për vazhdim të bashkëpunimit me të gjitha institucionet tjera ligj-zbatuese me qëllim të funksionimit sa më të mirë të kësaj Zyreje”, thuhet më tej në njoftimin për media./Arbresh.info
Abdixhiku reagon sërish: Mes shtetit ‘karate’, propagandës e...
Kurti pas daljes nga Kuvendi: Kam besim se presidenti zgjidh...
Rodrygo thotë se “konkurrenca e fortë” mes tij dhe Mbappes, ...
David Raya: Po të kisha qëndruar në Spanjë, do të punoja si ...
Abdixhiku tregon 15 nënshkrimet e LDK-së për Vjosa Osmanin
Manchester United shënon fitore ndaj Brentfordit