Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, ka mbajtur takimin e rregullt të kolegjiumit me kryeprokurorët dhe përfaqësuesit e të gjitha prokurorive të Republikës së Kosovës dhe prokurorët e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit.
Në këtë takim, rëndësi të veçantë iu kushtua rritjes së efikasitetit në sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurive të paligjshme dhe shitjes së kësaj pasurie konform dispozitave ligjore.
“Po ashtu, z. Kelmendi diskutoi me kryeprokurorët edhe për çështjen e ngritjes së aktakuzave pa marrjen në pyetje të të pandehurit. Në takim u trajtua edhe zbatimi i Udhëzimit lidhur me lëndët narkotike, me ç’rast secili kryeprokuror i prokurorisë përkatëse njoftoi për veprimet e ndërmarra lidhur me këtë çështje”, thuhet në njoftim.
Në fund u theksua nevoja e rritjes së efektivitetit të prokurorive gjatë raportimeve periodike dhe vjetore të punës së tyre./Arbresh.info
Hoxha: Diplomatët shqiptarë në kontakt të vazhdueshëm me qyt...
Tensione të forta në Lindjen e Mesme, Irani kërcënon: Do të ...
Shtetet e Gjirit raportojnë sulme të reja me raketa dhe dron...
Rinisin punimet në rrugën “Qamil Hoxha” në Prish...
Brikena e pranon për herë të parë: Kam pëlqim për Mateon
Hajnat depërtojnë me forcë brenda një shtëpie në Gjakovë, vj...