Në këtë takim, të dy homologët diskutuan për bashkëpunimin ndërshtetëror midis Kosovës dhe Sllovenisë në të gjitha fushat, veçanërisht në rrafshin ekonomik, si dhe për forcimin e marrëdhënieve midis dy parlamenteve., shkruan arbresh.info.
Kryeparlamentari slloven e siguroi kryetarin Veseli për mbështetjen e plotë të Sllovenise në rrugën e integrimit euro-atlantik të Kosovës dhe në procesin për liberalizimin e vizave.
Ishte konkludim i përbashkët se perspektiva euro-atlantike është rruga më e mirë e bashkëpunimit, për të fuqizuar demokracinë, stabilitetin, paqen, sigurinë dhe bashkëpunimin regjional
Brglez përgëzoi kryetarin Veseli për ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi, si një hap i madh në ecjen përpara.
Në takim u diskutua edhe kërkesa e kryetarit Veseli që Kosova të kryesojë SEECP-në në periudhën kohore 2019/2020.
Kryeparlamentari Veseli falënderoi shtetin mik të Sllovenisë për mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën në të gjitha fazat, ndërsa konsideroi se kjo përkrahje vazhdon të mbetet e nevojshme edhe në të ardhmen, në proceset të cilat Kosova i ka para vetes.
Kryetari Veseli çmoi shumë mundësinë që kanë institucionet e Republikës së Kosovës që të përfitojnë nga përvoja legjislative sllovene.
“Bashkëpunimi ndërparlamentar me Slloveninë, ofron mundësi të reja edhe në procesin euro-integrues”, theksoi kryetari Veseli./arbresh.info/
Themelimi i Bordit të Paqes, Rama: Javës tjetër vizitë në Ua...
Rubio siguron Zelenskyn për angazhimin e SHBA-së, por parala...
Artani rrëfen linjën prekëse të jetës: Takova vëllanë pas 23...
Rama: Kërkesa për 45 vite burg ndaj ish-krerëve të UÇK-së, n...
Pa dialog, pa BE? Sfida e mandatit Kurti 3
Kaluan ilegalisht kufirin në Gjilan, arrestohen katër shteta...