Kryetari i Kuvendit të Kosovës të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, i shoqëruar nga ambasadori i Kosovës në Zagreb, Gëzim Kasapolli, ka bërë homazhe dhe ka vënë kurorë lulesh tek “Muri i dhembjes” në Kompleksin e varrezave të heronjve në Zagreb, transmeton arbresh.info.
Kryeparlamentari Veseli tha pas homazheve se populli i Kosovës dhe populli kroat kanë sakrifikuar shumë për liri dhe tani ndajnë vlera të përbashkëta pro perëndimore.
“Sot nderova sakrificën e popullit kroat për liri, ashtu siç e kujtojmë sakrificën e popullit tonë. Janë sakrifica të përbashkëta të një rrugëtimi qe e kemi pasur për liri. Si dy popuj kemi kaluar nëpër sfida, por në të njëjtën kohë kemi perspektiva të qarta të orientimit perëndimor drejt integrimit euro-atlantik, vlera këto që na bashkojnë me popullin kroat”, tha kryeparlamentari Veseli.
Po ashtu, kryeparlamentari Veseli bëri homazhe edhe tek varri i ish-presidentit të Kroacisë, Franjo Tugjman.
![]()
Sërfist kafshohet nga peshkaqeni në Australi, sulmi i katërt...
Aksident i rëndë në Laç, pasagjeri 25-vjeçar humb jetën pas ...
Maqedonci: Kosova e para në Ballkanin Perëndimor për siguri ...
Seancë gjyqësore ndaj Cvetko Kostiq, i akuzuar për dhunim se...
Sot në Davos, Kurti flet për demokracinë dhe Kosovën
Parashikimi i motit për të martën