Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, në tryezën për kancerin e gjirit, organizuar sot në Prishtinë nga rinia e kësaj partie, ka thënë se kjo sëmundje po sfidon shoqërinë në Kosovë.
“Ne sot jemi bërë bashkë në këtë tryezë për të trajtuar një problem shumë të ndjeshëm dhe shumë sfidues për mirëqenien e qytetarëve tanë, familjeve tona, fëmijëve tanë. Ky është problem i kancerit të gjirit. Statistikat janë shqetësuese. Ato flasin se, nga viti në vit, rastet e kancerit të gjirit kanë ardhur duke u shtuar në Kosovë. Kjo sëmundje ka një ndikim të drejtpërdrejtë negativ, si në jetën e grave të prekura prej saj, por njëkohësisht në familjet tona, në mirëqenien e fëmijëve”, theksoi Veseli.
Sipas kreut të PDK-së, reagimi duhet të jetë i përbashkët, si shoqëri dhe si shtet, që me politika të duhura të ndikojë në ndalimin e këtij trendi shqetësues të rritjes së rasteve me kancer të gjirit.
“Tash e një vit jemi duke bërë përpjekje të mëdha për të transformuar shëndetësinë kosovare, e cila prej vitesh ka qenë e lënë pas dore. Ky transformim ka dy qëllime: qëllimi i parë, pacientët kosovarë duhet të gjejnë shërim dhe shërbime cilësore në vendin e tyre, e jo të bredhin spitaleve të rajonit duke shkatërruar ekonominë e tyre familjare. Duhet t’i japim fund fenomenit të eksportimit të pacientëve në vendet e rajonit. Qëllimi i dytë, mjekëve tanë duhet tu krijomë kushte teknologjike dhe financiare që profesionin e tyre human ta ushtrojnë në vendin e tyre, e të mos kërkojnë që ta braktisin Kosovën. Duhet t’i japim fund eksportimit të trurit në fushën e mjekësisë”, tha kryetari Veseli.
Ndërsa, ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili, tha se reformat në shëndetësi do të jenë të vazhdueshme, në mënyrë që pacientët të marrin shërbime cilësore shëndetësore dhe personeli shëndetësor të merr mbështetjen e nevojshme.
Liverpooli ka gati goditjen e parë për merkaton e janarit
Ky superjaht thuhet se është fundosur pak minuta pas daljes ...
Rreth 2.000 qytetarë të regjistruar si votues me postë ende ...
Ylli fiton në kryeqytet ndaj Borës
Mevlan Zeka i reagon publikisht FFK-së pasi ai nuk u shpall ...
Kurti: Nga 11 terminale doganore vetëm 1 ishte shtetërore, s...