Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka dorëzuar këtë të enjte zyrtarëve të Republikës së Çekisë aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, shtet ky që kryeson Presidencën e Këshillit të BE-së.
Në Pragë, Kurti është pritur nga ministri për Çështje Evropiane të Çekisë, Mikulas Bek.
Siç ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit, ceremonia e dorëzimit do të shoqërohet me një konferencë të përbashkët të kryeministrit Kurti dhe ministrit Bek.
Ndryshe, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeparlamentari Glauk Konjufca dhe kryeministri Albin Kurti kanë nënshkruar të mërkurën aplikimin për anëtarësim të Kosovës në BE. /arbresh.info/
Vedat Muriqi më i miri në Evropë për gola me kokë, barazon n...
Stuhia godet Portugalinë, shkon në 16 numri i viktimave
Konferenca e sigurisë në Mynih nxori në pah dallimet SHBA-Ev...
Nga Trump dhe Starmer, te Bill Gates dhe Kim Kardashian, Pro...
Zemra e njeriut mund të rigjenerojë qelizat e veta muskulore...
Napoli dhe Roma ndajnë pikët në derbin e javës në Serie A