Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, thotë se nuk pret asgjë nga qeveria e re në Prishtinë. Ajo thotë se shpreson që qeveria e Kurtit të heqë taksën 100 % për një të ardhme më të mirë të rajonit.
“S’kam pritshmëri nga Prishtina, por jam optimiste që njerëzit që drejtojnë institucionet në Prishtinë do ta kuptojnë se sa e rëndësishme është të shkojmë drejt të ardhmes dhe se mënyra e vetme për një gjë të tillë është bashkëpunimi”, ka thënë ajo.
Tutje kryeministrja serbe ka thënë se taksa është një vendim që i përket mentalitetit të shek. XVII. Ajo thotë se janë të gatshëm të kthehen në bisedime sapo një vendim i tillë të hiqet.
“Akti i vendosjes së taksës për Serbinë dhe Bosnje e Hercegovinën i përket shekullit XVII, XVIII, sigurisht jo shekullit XXI. Shpresojmë që politikanët në Prishtinë ta kuptojnë këtë, dhe ne jemi të gatshëm të kthehemi në dialog sapo të hiqet taksa”, ka potencuar Brnabiq.
Tutje kryeministrja serbe ka thënë se heqjen e taksës po e kërkojnë edhe nga SHBA’ja dhe BE’ja.
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit