Kryeministrja serbe në Vjenë flet për vendimin e Kosovës për taksë

11:47 | 19 Nëntor 2018
M. A.

Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabic e ka përmendur vendimin e qeverisë së Kosovës për vendosjen e taksës prej 10 për qind për produktet serbe në një konferencë që ka mbajtur mëngjesin e sotëm në Vjenë.

Në prani të kancelarit austriak Sebastian Kurz, Bërnabic ka thënë se  Prishtina po bën diskriminim ndaj çdo gjëje që është serbe kundër marrëveshjes CEFTA

Kryeministrja Ana Brnabić  këto komente i bëri gjatë një konference në Vjenë me kryeministra të Ballkanit Perëndimor, me ftesë të Austrisë për perspektivën evropiane të rajonit.

Në këtë takim po merr pjesë edhe kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj.

Shpërndaje në rrjete sociale