Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq ka deklaruar se në Kosovë nuk ka ndodhur gjenocid gjatë luftës së viteve 1998-99.
Pyetur në Forumin e Prespës për Dialog, për viktimat e luftës në Kosovë, ajo është shprehur se numrat që përmenden vazhdimisht nuk ekzistojnë, sepse sipas saj, krimet nuk kanë ndodhur.
“Në Kosovë dhe Metohi nuk ka ndodhur gjenocid. Nuk ka asnjë dënim apo rast që lidhet me këtë gjë. Territori i Kosovës dhe Metohisë deri sot është një prej territoreve post konflikti me më së paku persona të kthyer nga gjithë zonat e pas luftës në botë. Në vitin 2014 kishte një masakër. U rrënuan kisha e manastire, u vranë 8 serbë dhe janë dëbuar thuajse gjithë serbët nga territori i jugut të Ibrit, është bërë pastrim etnik i qyteteve. Prishtina, Gjilani, Gjakova dhe të tjerë”, tha Bërnabiq.
Pak javë më parë, presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, bëri betimin për mandatin e tij të dytë presidencial, ku theksoi se do e mbronte Kosovën, që i cilësoi si “pjesë të territorit të Serbisë”. /euronews.al
Arrestohet një person për disa raste të vjedhjes në Ferizaj
PZAP rrëzon vendimin e KQZ-së, certifikon Listën Serbe për t...
Orav përshëndet konsolidimin e qeverisjes lokale në 20 komun...
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut