Kandidimi i ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, për kryetar të Prishtinës në zgjedhjet lokale të tetorit, ka bërë që atij t’i kërkohet dorëheqja e menjëhershme nga posti i ministrit, në një kohë kur vendi po përballet me shifra rekorde të rasteve të reja me COVID-19.
Analisti politik dhe ish-zëvendësministri i Arsimit, Jusuf Thaçi, ka thënë se Vitia nuk mund të ushtrojë funksionin e ministrit dhe të merret me përgatitje për fushatë në të njëjtën kohë.
“1. Menaxhimi i pandemisë kërkon ministër shëndetësie me orar të plotë e me përkushtim maksimal.
2. Kandidimi për kryetar komune, po ashtu, është detyrë me orar të plotë e kërkon përkushtim maksimal për parapërgatitje e për fushatë zgjedhore.
3. Rrjedhimisht, nëse LVV përfundimisht ka vendosur që ministri i shëndetësisë Arben Vitia të kandidojë për Kryetar të Komunës së Prishtinës, atëherë Kryeministri Kurti duhet që sa më parë ta lirojë Arben Vitinë nga pozita e ministrit të shëndetësisë dhe ta emërojë ministrin e ri, sepse Arben Vitia e ka të pamundur që t’i kryej si duhet këto dy detyra në të njëjtën kohë”, ka shkruar ai në Facebook të shtunën kur edhe VV-ja zyrtarizoi Vitinë kandidat për kryetar të Prishtinës.
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...