Kryeministri i Kosovës , Isa Mustafa, në një postim në facebook, ka thënë se në Qeverinë që e drejton i gëzon fakti që certifikimi ndërkombëtar i programit specialistik në Mjekësinë Familjare është i pari i tillë në Republikën e Kosovës.
Mustafa ka quajtur edhe një shembull të mirë në rajon dhe flet për përkushtimin tonë të përplotësimit të standardeve të dëshiruara ndërkombëtare në fushën e shëndetësisë dhe po ashtu edhe për angazhimin tonë të përgjithshëm qoftë të Qeverisë, qoftë të institucioneve të shëndetësisë për një shëndetësi e cila ofron cilësi për qytetarët tanë.
“Unë i uroj të gjithë kontribuuesit ndërkombëtar por edhe kuadrot vendore që kanë punuar në këtë. E falënderoj në veçanti Qeverinë e Britanisë së Madhe, që e përkrahu nga dita e parë e periudhës së pasluftës reformën e shëndetësisë e cila pikërisht fillon me konceptin e mjekësisë familjare.
E vlerësojmë kontributin e Agjencionit Evropian, të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, DFID-it, profesorët e Fakultetit të Mjekësisë, trajnuesit në fushën e mjekësisë familjare, agjencionet e ndryshme të cilat me ekspertizën e tyre kanë kontribuar. Urime dhe suksese te vazhdueshme”, ka shkruar Mustafa.
New Delhi, smogu i rrezikshëm “mbyt” qytetin
Aksioni kundërkorrupsion me shtatë të arrestuar, Prokuroria ...
Edi Rama: Shqipëria mund ta ndihmojë BE-në të mbijetojë – na...
Napoli i Rrahmanit në finalen e Superkupës së Italisë, mund ...
Haradinaj: Nuk flas më si opozitar, por si qeveritar i nesër...
Aksion i madh kundërkorrupsion i AKI-së dhe Policisë, arrest...