Kryeministri Ramush Haradinaj ka uruar të gjithë amerikanët për Ditën e Falënderimeve.
Postimi i plotë:
“Me rastin e Ditës së Falënderimeve ua përcjellë urimet më të përzemërta Ambasadës së ShBA-së në Kosovë, stafit diplomatik dhe prezencës ushtarake amerikane në vendin tonë. Njëkohësisht, uroj popullin dhe Qeverinë e Shteteve të Bashkuara, duke ua përcjellë edhe në këtë ditë të shënuar, konsideratën e thellë të popullit dhe Qeverisë së Kosovës. Në këtë festë tradicionale, populli amerikan vlerësojnë atë që kanë dhe atë që ndajnë, bekimet dhe mirësinë, me miqtë dhe familjen. Kosova është e bekuar për miqësinë e përhershme me Amerikën dhe thellësisht mirënjohëse për gjithë atë që SHBA dhe populli amerikan kanë bërë dhe po bëjnë për vendin tonë”, shkruan Haradinaj në profilin e tij në Facebook./arbresh.info/
Supremja refuzon të gjitha ankesat kundër vendimeve të PZAP-...
Sindikatat e punëtorëve të të gjitha kategorive mbështesin M...
Uji nga Liqeni i Badocit është i sigurt për pije
Dolce kritikon Elijonën: Je shumë e fshehtë, dinake
Osmani: Lufta e UÇK-së ishte e drejtë, kjo s’ndryshohet me t...
Macron distancon Francën nga dosja Epstein: Çështje që i për...