Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti ka pritur sot në takim kryetarin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, me bashkëpunëtorë.
Kryeministri Hoti gjatë këtij takimi theksoi përkushtimin e Qeverisë për thellimin e bashkëpunimit me Organizatën e Veteranëve të Luftës Çlirimtare duke u zotuar për trajtim dinjitoz të kategorive të dala nga lufta.
Ndërsa, kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, ndër të tjera, shprehu vullnetin e tij për bashkëpunim të mëtejmë me qëllim të avancimit të gjendjes dhe mirëqenies së veteranëve të UÇK-së./arbresh.info/
Sonte Trepça-Bashkimi, finalja e gjigantëve
Vdes në QKUK personi i cili u vetaksidentua para një jave me...
OVL-UÇK tregon emrat e dëshmorëve që ranë nga 1 deri më 15 m...
Dalin detaje: Rozana Radi nuk ishte në dijeni për pjesëmarrj...
Nis evakuimi i pasagjerëve nga anija e prekur me hantavirus
Vjosa Osmani prezanton aderimin e radhës