Kryeministri i Republikës së Kosovës Isa Mustafa ka pritur sot një grup fëmijësh nga disa rajone të Kosovës, të komuniteteve të ndryshme, të cilët kanë sjell sugjerimet dhe komentet e tyre lidhur me Projektligjin për mbrojtjen e fëmijës, njoftoi Zyra e informimit e Kryeministrisë.
Mustafa i ka falënderuar fëmijët për vizitën dhe për kontributin e tyre të çmuar në këtë Projektligj shumë të rëndësishëm për shtetin dhe shoqërinë kosovare dhe ka shprehur përkushtimin e plotë të Qeverisë për të krijuar kushte sa më të mira për fëmijët, për kujdes dhe mbrojtje të tyre.
“Nuk ka asgjë më të çmuar për ne se sa fëmijët e Kosovës. Andaj, mbrojtja, përkrahja dhe sigurimi i kushteve për fëmijët tanë është prioritet dhe synim parësor i Qeverisë”, ka thënë kryeministri, duke shtuar se Qeveria do të miratojë Projektligjin për mbrojtjen e fëmijës në pjesën e parë të janarit, ku do të inkorporohen edhe sugjerimet e fëmijëve.
Fëmijët e pranishëm kanë prezantuar para kryeministrit disa komente lidhur me projektligjin, si dhe kanë shtruar pyetje rreth qëndrimeve dhe punës së Qeverisë për përmirësimin e kushteve për të drejtat e fëmijëve.
Në emër të fëmijëve, mirënjohje për pritjen shprehën edhe Muharrem Asllani, si dhe Orjana Demaliaj, përfaqësuese e World Vision, thuhet në njoftim.
Groenlanda dhe tarifat, makthi i ri për BE-në
Gjesti i jashtëzakonshëm nga Mane – në fund rezultoi m...
Barcelona “gjunjëzohet” në “San Sebastian&...
Starmer paralajmëron Trump për tarifat për Greenlandin
Mot i ftohtë të hënën me ngrica, temperatura deri në -9°C
Finale me tension e dramë, Senegali triumfon në Kupën e Komb...