Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, është deklaruar në lidhje me mundësinë që vendi i tij të njohë pavarësinë e Kosovës, në ditën që vendi ynë po e shënon 15-vjetorin e mëvetësisë.
Sanchez, i cili po qëndron në një vizitë zyrtare në Slloveni, është pyetur në lidhje me pavarësinë e Kosovës dhe mundësinë që vendi i tij të ndryshojë qëndrim.
Por, siç raporton “Europa Press”, shefi i qeverisë spanjolle ka deklaruar se “është me rëndësi në këtë kohë që të mbështesim dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit” dhe se “një marrëveshje mund të arrihet” në mënyrë që të “mos avancojnë skenarët”.
Spanja është një nga pesë shtetet anëtare të BE-së që nuk e ka njohur ende pavarësinë e Republikës së Kosovës.
Qeveria emëron kryetarin e Bordit të Telekomit
Lëvizte me pistoletë me vete, arrestohet 32-vjeçari në Durrë...
Ndalohet furgoni me dru pa dokumente përcjellëse në Viti
50 aksidente brenda 24 orëve, policia shqiptoi mbi 1700 gjob...
Theret me thikë një person në Prishtinë, të dyshuarit në arr...
Byroja për Konfiskimin e Pasurisë, Kurti: Nuk mund të ketë r...