Kryeministri slloven, Miro Cerar – i cili po qëndron në Milano – është shprehur i kënaqur që Gjykata e Qarkut në Kranjë ka vendosur që t’ia kthejë pasaportën dhe ta lirojë kreun e AAK-së, Ramush Haradinajn, që të largohet nga shteti i Sllovenisë, shkruan gazeta sllovene Vecer.
Ai ka shpjeguar se Haradinaj në Aeroportin e Lubjanës është arrestuar vetëm për shkak të një urdhërarresti të Serbisë.
“Çdo veprim tjetër do të ishte i paligjshëm, dhe si i tillë do të njihej ndërkombëtarisht”, ka thënë Cerar.
Kryeministri slloven ka deklaruar se mes Sllovenisë dhe Kosovës janë acaruar marrëdhëniet, ndërsa ka shtuar se politikanët sllovenë dhe kosovarë duhet të shpjegojnë se ky ka qenë thjesht një incident.
Tentohet të vidhet Posta Shqiptare në Shkodër
Guardiola: Haaland është sulmuesi më i mirë në botë
Tragjedi në kantonin e Argau, 18-vjeçari ngjitet mbi tren, v...
Prezantohet raporti vjetor i Policisë Rajonale në Gjilan: Rë...
Franca bëhet vendi i parë i BE-së që hap konsullatë në Grenl...
Gjykata cakton datën e seancës për shpërthimin në Ibër-Lepen...