Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka bërë hapjen e Turneut Ndërkombëtar të Boksit “Adem Jashari”, me ç’rast ka thënë se Kosova është në hap me cilësinë botërore të boksit.
Ai ka është shprehur i kënaqur të jetë dëshmitarë i garës tradicionale, ku sipas tij, një brez premtues i boksierëve të rinj kanë treguar shkathtësi të rralla.
“Nder i veçantë, që në emër të Qeverisë, ta bëj hapjen e Turneut Ndërkombëtar të Boksit “Adem Jashari”. Kënaqësi të jem dëshmitar i kësaj gare tradicionale, në të cilën një brez premtues i boksierëve të rinj shfaqi spektakël dhe shkathtësi të rralla. Kosova po dëshmon aftësi të larta organizative për ngjarje të nivelit botëror, pasqyrë reale se jemi në hap me cilësinë botërore të boksit, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?