Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim të rregullt ambasadorin gjerman në Kosovë, Christian Heldt, transmeton arbresh.info.
Me këtë rast, kryeministri Haradinaj, ka falënderuar ambasadorin gjerman për përkrahjen që Gjermania i ka dhënë Kosovës në vazhdimësi, që nga paslufta deri në ditët e sotme në të gjitha fushat.
Me këtë rast, kryeministri në detyrë, Haradinaj ka theksuar rëndësinë e vazhdimësisë së projekteve të të dyja vendeve, veçmas Parkun Inovativ Trajnues në Prizren, projekte në fushën e ekonomisë dhe rritjen e këmbimeve tregtare.
Ndër të tjerash, duke kujtuar zgjedhjet e jashtëzakonshme që mbahen më 6 tetor, kryeministri në detyrë, Haradinaj, ka përmendur faktin që Kosova ka treguar nivel të lartë demokratik me procesin e ri zgjedhor dhe faktin që si vend janë të përkushtuar për dialog dhe marrëdhënie të mira ndërfqinjësore, siç janë të orientuar në rrugën euro-atlantike dhe në partneritet të plotë strategjik me aleatët e Kosovës.
Nga ana e tij, ambasadori gjerman, Christian Heldt, e ka falënderuar kryeministrin në detyrë, Haradinaj, për bashkëpunimin, duke shprehur gatishmërinë që ky partneritet të vazhdojë edhe në të ardhmen./arbresh.info/
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...