Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa priti sot në takim sekretarin e përgjithshëm të OSBE-së, ambasadorin Lamberto Zannieri.
Siç njofton Zyra e kryeministrit, në takim, ku ishte i pranishëm edhe shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadori Jan Braathu, kryeministri Mustafa i njoftoi për progresin e deritashëm në Kosovë dhe prioritetet e Qeverisë së Kosovës në vijim.
Gjatë takimit, kryeministri Mustafa theksoi përkushtimin e Kosovës për avancimin e proceseve eurointegruese dhe zhvillim të mëtejmë ekonomik.
Sekretari i përgjithshëm i OSBE-së, ambasadori Lamberto Zannieri, vlerësoi progresin në Kosovë si dhe të arriturat e deritashme të Kosovës.
Ambasadori Zannieri ka ofruar përkrahjen e mëtejme të OSBE-së për proceset demokratizuese në Kosovë.
Gjatë takimit, është biseduar edhe për çështje që lidhen me trashëgiminë kulturore dhe çështje tjera që lidhen me proceset dhe zhvillimet aktuale në Kosovë.
Turqi – Rumani, publikohen formacionet zyrtare
Rama: Shqipëria po mbyll kapitullin e krimit të organizuar
Tërmeti me magnitudë 6.2 ballë godet Japoninë
Çitaku: PDK respekton vendimin e Gjykatës Kushtetuese, vendi...
Juventusi i uron fat Edon Zhegrovës në prag të ndeshjes me S...
Kurti kujton viktimat e masakrave të 26 marsit 1999: Të vihe...