Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka përgëzuar qytetarët si dhe ka falënderuar Bangladeshin për njohjen e Republikës së Kosovës.
Kryeministri Mustafa ka thënë se njohja nga Bangladeshi, është dëshmi e forcimit të vazhdueshëm të shtetësisë dhe subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës, shkruan Arbresh.info.
“Arritjet e Kosovës në politikën e jashtme, janë rezultat i argumenteve globale politike, juridike dhe ndërkombëtare që po jep shteti i Kosovës në të gjitha fushat si dhe qëndrimet parimore në raport me zhvillimet dhe vlerat universale botërore. Procesi i njohjes së Kosovës do të vazhdojë më tutje, deri në anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara, proces që po përkrahet edhe nga miqtë tanë ndërkombëtar, në krye me Shtetet e Bashkuara te Amerikës. Në emër të Qeverisë dhe popullit të Kosovës falënderojmë Bangladeshin për njohjen dhe presim vendosjen e marrëdhënieve diplomatike”, thuhet në mesazhin e kryeministri Mustafa.
SHBA-të hartojnë një plan me 15 pika për t’i dhënë fun...
Këto gjëra që i bëjmë në fundjavë mund të ndikojnë negativis...
Analistët: Konflikti në Lindjen e Mesme ndikon në ekonominë ...
Trump miraton vendosjen e më shumë se 1,000 ushtarëve shtesë...
Vuçiqi pretendon se iu ofrua Nobeli për njohje të Kosovës
Kurti kujton rezistencën heroike në Gllogjan