Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa pas futjes së Kosovës në rendin e ditës të UNESCO-s ka lavdëruar punën e Qeverisë e në veçanti punën e MPJ-së të cilën e udhëheq Hashim Thaçi.
Ai thotë, se “për t’u arritur kjo, është punuar shumë në New York dhe në Paris.
Kryeministri Mustafa lidhur me këtë ka shkruar në Facebook:
“Lajmi i sotëm nga Parisi se Këshilli Ekzekutiv i UNESCO-s ka përfshirë në rendin e ditës kandidimin e Kosovës për anëtarësim, është shumë premtues. Kosova ka punuar shumë për këtë me shumë vende mike, është punuar shumë në New York, në Paris dhe në qendra të tjera botërore, që vendi ynë të anëtarësohet në këtë agjenci të OKB-së.
Lajmi i sotëm është një konfirmim i gëzueshëm se integrimi i Republikës së Kosovës në organizata ndërkombëtare është një proces i cili ka marrë hov dhe i pandashëm. Qeveria dhe në veçanti MPJ, e cila ishte shumë e suksesshme në këtë proces, do të vazhdojë edhe më tutje lobimin e fuqishëm”./arbresh.info
Kurti: Zvicra është një nga partnerët më çmuar të Kosovës
Flick shpallet trajneri më i mirë i muajit mars në La Liga
Të arrestuarit për dallavere me patentë shoferë, Basha njoft...
Kryeqyteti ka pranuar donacion prej 10,000 kg agjent shuarës...
Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Prishtinë
Publikohet orari i Final Four-it të Ligës Unike