Sot pasdite, Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, pati një bisedë gjysëmorëshe telefonike me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Siguri dhe Politikë të Jashtme dhe zëvendës Kryetarin e Komisionit Evropian, z. Josep Borrell.
U diskutua më së shumti për masat dhe përpjekjet e Qeverisë së Kosovës për parandalimin e përhapjes së virusit Covid-19, për angazhimin e palodhshëm të gjithë administratës publike dhe për nevojën për përkrahje e ndihmë nga BE-ja.
Në temën e dialogut të ardhshëm me Serbinë, Kryeministri Kurti e njoftoi z. Borrell me përgatitjet e tij, duke theksuar dy ekipet e dialogut të Kosovës: njëri politik-përfaqësues kurse tjetri këshillues-profesional.
Ekipi i parë do të kryesohej nga Kryeministri dhe do të përbëhej nga 10 anëtarë gjithsej: Kryeministri, Presidenti, Kryetarja e Kuvendit, dhe, nga një anëtar i secilës parti parlamentare: LVV, LDK, PDK, AAK-PSD, LS, Nisma-AKR dhe Grupi 6+.
Borrell e mirëpriti këtë ide dhe format të Kryeministrit. Për ekipin tjetër këshillues-profesional ku do të jenë ekspertë të fushave të ndryshme, Kryeministri Kurti do të vendosë së shpejti./arbresh.info
Reagon ASHAK: Prokuroria Speciale rrezikon paanshmërinë e dr...
Latifi i uron mirëseardhje Fazliut: Paç këmbën e mbarë e fat...
Komuna e Vitisë, OVL-UÇK dhe “KF Vllaznia” mbështesin Marshi...
Për lirimin me kusht, Smakaj ofroi 50 mijë euro dorëzani e F...
Neymar zbulon prapaskenat e MSN te Barcelona
3 vjet burgim dhe 1 mijë euro gjobë ndaj të akuzuarit për pë...