Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, vizitoi për ngushëllime familjen Limani, me rastin e ndarjes nga jeta disa ditë më parë të më të dashurit të tyre, Dalip Limani.
Gjatë vizitës tek familja Limani, kryeministri shprehu ngushëllimet e tij të thella për ndarjen nga jeta të Dr. Dalip Limanit, për të cilin kryeministri tha se e karakterizonte aftësia dhe zotësia e tij profesionale, si dhe mirësia e njerëzia sociale.
Shënimi i kryeministrit Kurti në Librin e Zisë:
Doktor Dalipi ishte kirurg brilant, patriot i madh dhe njeri i mirë. Aftësia e zotësia e tij profesionale dhe mirësia dhe njerëzia sociale me të gjithë janë kontribut fort i vlefshëm për popullin tonë. E kam njohur dhe më ka dashur qysh si fëmijë e unë s’do ta harroj kurrë./Arbresh.info

Man City ‘gjunjëzohet’ në Norvegjezi, pëson disf...
Prishtina mposhtet pëson humbjen e radhës në ENBL, mposhtet ...
Kurti në Davos: Kosova dhe Shqipëria janë një komb, krahasim...
Bahamasi heq vizat për Kosovën
Dueli i titanëve/ Inter – Arsenal, publikohen formacionet zy...
Spektakël sonte në BBVA5: Dy eliminime, banorë të rinj dhe s...