Në përfundim të qëndrimit të tij në Washington D.C., kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti u prit nga American Councils, ku u takua me drejtuesit e tij dhe mysafirë të tjerë të ftuar.
American Councils funksionon edhe në Republikën e Kosovës dhe është organizata zbatuese e disa programeve të studimeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës të mbështetura nga Qeveria e ShBA-së. Ndër to është programi KAEF, i cili i dedikohet zhvillimit afatgjatë ekonomik të vendit nëpërmjet edukimit të të rinjve nga Kosova në universitetet më të përzgjedhura në ShBA.


Kryeministri Kurti shprehu falënderimin e tij për rolin e American Councils në ngritjen e kapaciteteve intelektuale dhe profesionale si dhe përvojave kulturore të vendit nëpërmjet programeve të ndryshme nga të cilat kanë përfituar qindra studentë të Republikës së Kosovës.
Ai tha se programe të tilla, ku studentët tanë shkollohen në universitete amerikane, për t’u kthyer pastaj për të dhënë kontributin e tyre në vendin tonë, janë tejet të rëndësishme për zhvillimin e vendit tonë.
Në këtë mënyrë, përpos dijes dhe aftësive të përfituara, ndërtojmë edhe më shumë ura lidhëse ndërmjet vendeve dhe popujve tanë, u shpreh kryeministri Kurti./arbresh.info/
Rama: Franca ndër vendet e para që njohu Kosovën, partner i ...
Maqedonci: Stërvitjet ushtarake të Serbisë pranë kufirit, kë...
Izraeli do të vazhdojë sulmet/ SHBA nxit për paqe, Netanyahu...
Pse qeni bëhet i shqetësuar para stuhisë: Ja cilat ndryshime...
Mbappe: Ka pasur shumë spekulime dhe janë thënë gjëra të pav...
Tragjedi në Gjermani, vdes 3 vjeçari disa ditë pasi ra në lu...