Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim deputetin e parlamentit gjerman nga radhët e Partisë Social Demokrate (SPD), Metin Hakverdi.
Gjatë takimit, u bisedua për situatën aktuale politike dhe atë ekonomike si në vend ashtu edhe më gjerë. Kryeministri Kurti e njoftoi deputetin Hakverdi me masat e ndërmarra në kuadër të Pakos së Ringjalljes Ekonomike si përgjigje ndaj inflacionit të importuar dhe në ndihmë të qytetarëve, duke veçuar vendimin e fundit për vendosjen e tavanit të çmimit të naftës.
Kryeministri Kurti dhe deputeti Hakverdi folën gjithashtu për vizitën e Kancelarit Scholz në Kosovë dhe takimin dypalësh në Zyrën e Kryeministrit, si dhe për perspektivën e Ballkanit Perëndimor për integrim sa më të shpejtë në Bashkimin Evropian. Në këtë drejtim, kryeministri Kurti tha se Republika e Kosovës do të aplikojë për statusin e vendit kandidat të Bashkimit Evropian brenda këtij viti.
Deputeti Hakverdi, anëtar i Bundestagut gjerman që nga viti 2013, e falënderoi për mirëpritjen edhe e përgëzoi kryeministrin Kurti për arritjet në fushën e ekonomisë.
Ai shprehu mbështetjen e Gjermanisë për proceset integruese të Kosovës në Bashkimin Evropian. Në këtë takim u fol edhe për rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet socialdemokratëve./arbresh.info/
Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...