Në kuadër të Forumit Strategjik të Bledit, Kryeministri i Republikës së Kosovës zhvilloi takim me themeluesin dhe kryetarin e Forumit Ekonomik të Delfit, Symeon Tsomokos.
Zhvillimi ekonomik dhe hapja e vendeve të reja të punës është prioritet i Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Me kryetarin Tsomokos, kryeministri Kurti diskutoi për potencialin ekonomik të vendit, të bazuar në gatishmërinë e Qeverisë për të ofruar një ambient të favorshëm për investime të huaja direkte dhe kapitalin njerëzor që ka tek popullata e re e Kosovës. Ata po ashtu folën edhe për nevojën për rritje të qëndrueshme ekonomike në rajon.
Muajt në vijim, Kosova do të jetë nikoqire e një konference ekonomike pikërisht në kuadër të Forumit Ekonomik të Delfit. Kjo do të jetë mundësi e mirë që Kosova të prezentojë potencialin e saj ekonomik përballë mundësive për investime nga jashtë./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...