Kryeministri Albin Kurti, bashkë me kryetarin e komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqin, kanë uruar nxënësit për vitin e ri shkollor në shkollën “Enver Maloku”.
Sipas Kurtit, shkolla duhet të jetë vendi ku vijnë nxënësit të mësojnë e jo t’i gjejnë dyert e mbyllura e klasat e zbrazëta.
“Në shkollën “Enver Maloku” në Podujevë, bashkë me kryetarin e komunës, Shpejtim Bulliqi, uruam nxënësit për vitin e ri shkollor. Po ashtu, pamë nga afër edhe ndarjen e teksteve shkollore për nxënësit e klasës së parë”.
“Shkolla është vend ku mësohet, ku jepet mësim dhe ku fëmijët edukohen, bëhen më të ditur e më të mençur, andaj edhe shkolla duhet të jetë vendi ku vijnë nxënësit të mësojnë e jo t’i gjejnë dyert e mbyllura e klasat e zbrazëta”./arbresh.info/
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës
Teherani refuzon propozimin e SHBA-së për armëpushim 48-orës...
OKB pritet të votojë për një plan për hapjen e Ngushticës së...
Haziri: Abdixhiku takohet me Kurtin të hënën në mëngjes
Drita-Malisheva, derbi i kësaj jave në Superligë