Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar letër urim nga kryeministri i Maltës, Robert Abela, i cili i ka shprehur urimet më të sinqerta në emrin e tij dhe të Qeverisë së Maltës, për zgjedhjen kryeministër i Republikës së Kosovës.
Malta dhe Kosova ndajnë lidhje të forta bilaterale bazuar në qëllimet e përbashkëta dhe vlerat Evropiane, andaj brenda këtij konteksti, jam i bindur se marrëdhëniet e ngrohta që ekzistojnë midis dy vendeve tona do të vazhdojnë të forcohen si në nivelin bilateral ashtu dhe në atë ndërkombëtar, thuhet në letrën e urimit të kryeministrit të Maltës, Abela.
Më tej, kryeministri Abela i ka uruar kryeministrit Kurti suksese në përpjekjet dhe synimet e tij duke shprehur vullnetin për takim dhe për bashkëpunim të ngushtë për të mirën e ndërsjellë të dy popujve. /arbresh.info/

Haradinaj pjesëmarrës në Lutjet e Mëngjesit: E rëndësishme t...
EULEX-i dhe KFOR-i rrisin gatishmërinë për reagim në raste e...
Papa Leoni XIV pret kryeministrin Rama
E dhimbshme/Pas një sëmundjeje të rëndë, vdes i riu nga Hajv...
Bordi i ZRRE-së pret në takim Misionin e FMN-së, flasin për ...
Prebeza mbështet Marshin “Drejtësi, jo politikë”...