Me ftesë të kryeministrit të Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, po merr pjesë në Tryezën e Rrumbullakët me Qeverinë e Greqisë, në Athinë.
Në këtë tryezë, të 25-tën me radhë, organizuar nga Qeveria e Greqisë dhe prestigjiozja britanike “The Economist” po marrin pjesë kryeministra e ministra të vendeve të ndryshme, zyrtarë qeveritarë, vendimmarrës, drejtues të korporatave dhe akademikë.
Me temën “Nga distancimi social te solidariteti social”, kjo tryezë është hapësirë për dialog mbi çështjet që përcaktojnë botën, bazuar në përvojat e shteteve në ballafaqim me pandeminë COVID-19 dhe përpjekjet e përbashkëta për shoqëri më të qëndrueshme e më të barabarta./arbresh.info/
Qeveria e Shqipërisë heq naftën falas për fermerët nga skema...
“Këto janë netët për të cilat jetojmë nëse nuk i ndjen...
Haxhiu: Dekreti i ngutshëm, zgjedhja e presidentit përgjegjë...
Corriere dello Sport: Kosova për histori – shteti i vogël ën...
Rama pret përfaqësueset e Institutit për Krimet e Luftës, di...
Vrasja e 2023-ës në Dragodan, ekspertja thotë se veprimet e ...