Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk ka dashur të komentojë rreth deklaratës së të dërguarit të posaçëm të ShBA-ve për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.
Kreu i shtetit pas homazheve që ka bërë pranë shtëpisë së familjes Jashari në Prekaz të Skenderajt, tha se për këto tema do të flasë në një ditë tjetër.
“Sot është “Epopeja e UÇK-së”, dhe dita e mësuesit, në vendet tjera në Prishtinë, jo këtu në Prekaz, ndonjë ditë tjetër flasim edhe për këto gjëra… Kam marrë vendime publike”, tha ai.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti javën e kaluar ka shpalosur planin e tij për largim të pjesshëm të taksës.
Këtë nuk e ka mirëpritur i deleguari i ShBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell. Ai ka kërkuar që ta ksa ndaj Serbisë të largohet plotësisht dhe pa kushte.
KDI: Dëgjimi publik për Projektligjin për Byronë nga sot për...
Tërnava takohet me Kryetarin e Dijanetit të Turqisë, flasin ...
Prokuroria malazeze jep detaje rreth vrasjes së trefishtë ...
Kosova shpall organizatë terroriste Gardën Revolucionare të ...
Haxhiu ndan detaje nga takimi me Whitaker
Fjalët që Leonardi do t’ia thoshte Liridonës: “Motër, amanet...