Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti sot në takim, të cilës i uroi mirëseardhje dhe suksese në detyrën e re.
Gjatë takimit, Kurti shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Finlandës ndaj Kosovës, para, gjatë dhe pas shpalljes së pavarësisë, duke vlerësuar kontributin e saj përmes FINNIDA-s, si dhe mbështetjen në rrugëtimin euro-atlantik të Kosovës.
Ai theksoi progresin demokratik dhe ekonomik të Republikës së Kosovës, si ndër demokracitë më të avancuara në Ballkanin Perëndimor dhe si vend i përafruar plotësisht me politikën e jashtme dhe të sigurisë së Bashktimit Evropian.

Duke e falënderuar për mbështetjen e Finlandës në shtet-ndërtim dhe forcim të institucioneve demokratike, kryeministri shprehu përkushtimin në thellimin e bashkëpunimit në fushën e edukimit, inovacionit dhe teknologjisë, si dhe mbrojtjes dhe sigurisë./Arbresh.info/
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës
Tre të mitur raportohen të zhdukur
Në Durrës i moshuari tenton të vrasë gruan duke e goditur me...
Policia nis hetim për një vdekje që ndodhi në QKUK
Ushtarakja nga Kosova shpallet më e mira në trajnimin në Abu...
Punime në rrjet, këto vende do të mbesin sot pa rrymë