Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, e ka emëruar Nora Kelmendi, Këshilltare Politike për koordinimin e të drejtave pronësore.
Nora Kelmendi ka lindur në Pejë dhe është rritur në Prishtinë ku edhe ka përfunduar studimet në Fakultetin Ekonomik, ndërsa studimet e magjistraturës i ka vazhduar në Maqedoni në drejtimin e menaxhmentit të përgjithshëm.
Ajo ka ndërtuar një karrierë të bujshme në fushën e konsulencës, biznesit si dhe menaxhimit në përgjithësi.
Ka punuar në shumë organizata ndërkombëtare dhe vendore si dhe në Komunën e Prishtinës, ku ka ushtruar pozitën e drejtoreshës së Drejtorisë së Kadastrit për 5 vjet me radhë.
Puna e saj në këtë drejtori e ka bërë edhe më të vendosur e më të fortë në luftimin e korrupsionit në çdo nivel të shoqërisë./arbresh.info
Rusët goditën ndërtesën e tyre me raketë
IFAB merr vendim për propozimin e Wenger për rregullin e ri ...
Aplikacioni i Google më në fund ridizajnon kërkimin me zë në...
Trump publikoi mesazhet private që i dërgoi shefi i NATO-s p...
Kurti nga Davosi: Diskutime për lidershipin, demokracinë dhe...
Parashikimi i motit për nesër