Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim deputetin e Parlamentit Evropian nga Partia e Gjelbër e Austrisë, njëherësh bashkë-kryesues i Partisë së Gjelbër Evropiane, Thomas Waitz, me të cilin biseduan për mbrojtjen e ambientit, bujqësinë dhe zhvillimin rural.
Kryeministri Kurti dhe Waitz diskutuan për mbrojtjen e pyjeve dhe agjendën e gjelbër të Kosovës dhe ndihmën që Bashkimi Evropian mund të ofrojë në këtë drejtim.
Eurodeputeti Waitz u interesua për çështjen e hidrocentraleve dhe qëndrimin e qeverisë për hidrocentralet e vogla, mbrojtjen e lumenjve dhe sigurimin e ujit për pije dhe ujitje.
U bisedua për zhvillimin e sektorit të bujqësisë nëpërmjet përkrahjes së fermave, transformimit të zonave rurale në vende tërheqëse për punë dhe jetesë, si dhe për ndërtimin e sistemeve ushqimore të qëndrueshme./arbresh.info/
Tradhtia, alkooli e droga – shkaktarët kryesorë të divorceve...
Vdes 19-vjeçari në Cyrih, u godit nga një pllakë betoni gjat...
UNESCO: Vajzat përsëri mbeten prapa djemve në matematikë
Nipi publikon amanetin e fundit të Rexhep Qosjes, përmes një...
Kurti: Rexhep Qosja, figurë e paepur e mendimit shqiptar
Familja e ish-presidentit Thaçi i shpreh ngushëllime familje...