Presidenti i Internacionales Socialiste dhe Kryeministri i Spanjës, Pedro Sánchez, ka uruar Kryeministrin Albin Kurti për fitoren në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Kështu bëri të ditur Lëvizja Vetëvendosje në njoftimin në faqen zyrtare, shkruan Arbresh.info.
Letra e z. Sánchez në shqip:
I nderuar Kryeministër Kurti,
Në emër të Internacionales Socialiste, dëshiroj t’ju përcjell urimet e mia më të sinqerta juve dhe Lëvizjes Vetëvendosje për fitoren tuaj të fundit zgjedhore. Ky rezultat është një dëshmi e besimit dhe mbështetjes që populli i Kosovës ka në udhëheqjen dhe vizionin tuaj për të ardhmen.
Ndërsa vijoni punën tuaj për forcimin e demokracisë, drejtësisë sociale dhe progresit ekonomik, ju uroj çdo sukses dhe shpresoj që së shpejti të mund të formoni zyrtarisht qeverinë tuaj.
Internacionalja Socialiste mbetet e përkushtuar në mbështetjen e Kosovës në këtë rrugëtim dhe pret me kënaqësi bashkëpunimin tonë të vazhdueshëm.
Me përshëndetje vëllazërore,
Pedro Sánchez
President i Internacionales Socialiste/Arbresh.info/
Moldavia dënon tre persona për planifikim të trazirave pas t...
James Rodriguez transferohet në MLS
E shtune pranverore me temperatura deri në 12 gradë Celsius
Spiropali: Integrimi Europian i Shqipërisë, interes strategj...
Alba kërkon të mbulohet në “Big Brother”
Për aknet hormonale, provoni këtë çaj