Presidenti i Malit të Zi, Fillip Vujanoviq përmes një letre ka uruar presidentin Thaçi për dhjetëvjetorin e Pavarësisë së Kosovës.
Ai në letrën dërguar presidentit Thaçi ka thënë Mali i Zi dhe Kosova janë shembull i bashkëpunimit fqinjësor në rajon, përmes të cilit u japim kontribut stabilitetit dhe të ardhmes begatë evropiane të qytetarëve të tyre, shkruan arbresh.info.
“Letra e plotë:
I dashuri President,
Në emër të qytetarëve të Malit të Zi, dhe në emrin tim personal, Jua dërgoj urimet e përzemërta me rastin e festës kombëtare, 17 shkurtit, Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, me dëshira më të mira për përparimin e vazhdueshëm të Kosovës dhe prosperitetin e qytetarëve të saj.
Mali i Zi dhe Kosova janë shembull i bashkëpunimit fqinjësor në rajon, përmes të cilit u japim kontribut stabilitetit dhe të ardhmes begatë evropiane të qytetarëve të tyre. Jam i bindur që do të vazhdojmë përpjekjet e përbashkëta në këtë drejtim.
I nderuari President, Ju dëshiroj shëndet të mirë dhe suksese në kryerjen e detyrës Tuaj të lartë. Ju lutem i pranoni konsideratat e mia më të larta.
Fillip Vujanoviq”,/arbresh.info/
Vala e madhe e të ftohtit përfshin Azinë dhe Lindjen e Largë...
Gjendet pa shenja jete 31-vjeçari në Përmet
Vdes gazetarja kosovare Qefsere Nishevci
Mateo zbulon prapaskenat e lidhjes me Brikenën: Familjarët e...
Hoteli i parë në Hënë – rezervo tani me 1 milion dolla...
Osmani: Kosova dhe Bahamas i heqin vizat njëra-tjetrës