Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka thënë se nuk e zhgënjejnë aspak vendimet e Bashkimit Evropian sa i përket heqjes së regjimit të vizave për kosovarët.
Haradinaj në Zona B ka thënë se ata procesin e liberalizimit e shohin të zakonshëm por ka theksuar se çështja e taksës 100% do të hiqet vetëm në tryezën ku garantohet njohja e Serbisë.
“Nuk është ndjenjë e mirë kjo në këtë situatë. Por nuk dua të dorëzohem”.
“Kemi shumë nevojë për liberalizim të vizave, nuk do t’i ndahem kësaj teme derisa të liberalizohen. Është shumë me rëndësi për jetën e njerëzve të Kosovës, nuk do të mund t’më zhgënjejnë evropianët, sepse ne do të vazhdojmë të punojmë për të vazhduar rrugëtimin tonë”.
“Nëse një shtet i fuqishëm si Gjermania e vlerëson, munden ta fusin në agjendë. Edhe opozita e din procesin dhe e din si është çështja e liberalizimit përfshirë edhe Vetëvendosjen”.
“Ai erdhi sot në Prishtinë dhe tha që ju e keni kryer punën. Ai tha se ju e kryet por tek ne është procesi me etapat e tij. Nëse nuk mundemi tani”.
“Kemi diskutuar edhe në të kaluar për mënyrën si të ballafaqohemi me disa veprime të Serbisë. E njëra nga mënyrat është diskutuar taksa e produkteve serbe. E pata deklaruar se taksa mund të rritet, në 100%, por Vuçiq nuk besonte”.
“Johannes Hahn po e kupton një pozicion jo të lehtë të Kosovës, ky vendim i marren i Kosovës është vendim që ka peshë të madhe, pesha e këtij vendimi është tavolina e parë ku bisedohet njohja aty mund të vendoset për të”.
Evropa punon, Kosova pushon – institucionet e vendit mbyllen...
Edhe 4 ditë deri në përmbylljen e afatit për dorëzimin e lis...
Haradinaj kujton Komandant Drinin: La gjurmë të pashlyeshme ...
Shpërthen vullkani në Indonezi, 3 të vdekur dhe 20 të zhduku...
Dy punëtorë shëndetësorë sulmohen nga qentë endacakë në obor...
Gjesti feston sot ditëlindjen, ka një surprizë për fansat