Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, z. Avdullah Hoti përmes një telegrami ka ngushëlluar familjen e gazetarit tashmë të ndjerë Bedri Sadiku, shkruan Arbresh.info.
Hoti e ka vlerësuar lartë punën dhe veprën e tij gjate viteve ’80-ta, e po ashtu edhe atyre ’90-ta në Tiranë dhe Shkup.
E nderuara familje Sadiku,
I nderuar komunitet i gazetarëve,
Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të gazetarit, Bedri Sadiku, i cili me punën e tij të palodhshme për dekada me radhë, njoftoi opinionin për shkeljen e të drejtave të shqiptarëve.
Puna dhe angazhimi i tij në gazetën Rilindja në Prishtinë gjatë viteve të ‘80-ta dhe pastaj gjatë viteve të ‘90-ta në Tiranë dhe Shkup, ishte kontribut i çmuar për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës dhe çështjen kombëtare shqiptare.
Ikja në amshim e doajenit të gazetarisë kosovare Bedri Sadiku, është humbje e madhe jo vetëm për familjen por edhe për miqtë dhe bashkëpunëtorët e tij.
E nderuara familje Sadiku dhe gjithë komuniteti i gazetarëve, pranoni ngushëllimet e mia më të sinqerta!
Zyret e reja të Ministrisë së Bujqësisë në veri, Kurti: Po e...
Gerrard: Guehi dhe Semenyo duhej të ishin te Liverpooli
Hamza: Rexhep Qosja ishte institucion i mendimit kritik dhe ...
MINT publikon çmimet e derivateve, nafta 1.66 euro, benzina ...
Policia e Kosovës njofton për masa të veçanta të trafikut gj...
Del detaji i papritur, zbulohet pagesa e Ilir Shaqirit për p...