Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, mori pjesë në përurimin e asfaltimit të segmentit të parë të rrugës Deçan–Plavë.
Hoti tha se është i nderuar të marrë pjesë në përurimin e kësaj rruge, projekt ky i rëndësishëm për trojet shqiptare.
“Jam vërtet i nderuar që në ditët e para të mandatit e përurojmë një projekt të rëndësishëm të qeverive të kaluara, disa ministra me radhë kanë punuar në këtë projekt, dhe jam shumë i nderuar që sot një pjesë të kësaj rruge e përfundojmë dhe bashkë me ministrin e Infrastrukturës morëm obligimet për të quar më tutje këtë projekt të rëndësishëm për trojet shqiptare”, tha kryeministri Hoti, njofton zyra e kryeministrisë, raporton arbresh.info.
Duke e quajtur këtë rrugë të një rëndësie strategjike për të gjithë shqiptarët, kryeministri Hoti siguroi kryetarin e Komunës së Deçanit, se do të jenë së bashku për të quar deri në kufi këtë rrugë dhe bashkë me bashkëkombësit tonë matanë kufirit ta lidhin deri në destinimin e saj.
Kryeministrit Hoti në këtë ceremoni, nga kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, iu nda dekorata “Rruga e jetës”./arbresh.info





Skandali me njehsorë elektrikë, ZRRE-ja: Çdo konsumator i pr...
Kosova, shteti i parë në Ballkan që i pranohen kërkesat në K...
Pajaziti pas takimit me Vuçiq: U dakorduam që disa projekte ...
IKD: Ndryshimi i përbërjes së Komisionit për Dhënien e Provi...
Ylber Ramadani në formacionin e javës në Serie A nga SofaSco...
OKB: Shpenzimet e SHBA-së për luftën “e pamatur” në Iran mun...