Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka marrë pjesë në tryezën e diskutimit me Organizatat e Shoqërisë Civile, me temën “Reforma e Administratës Publike: Shtytja e saj përpara”.
Kryeministri Hoti ka nënvizuar faktin se Republika e Kosovës është në proces të ndërmarrjes së veprimeve konkrete sa i përket reformës administrative që duhet të ndodhë, shkruan Arbresh.info.
“Javën që shkoi është miratuar dokumenti për reduktimin e barrës administrative, i cili është në linjë me sugjerimet që i kemi marrë edhe në raportin për Kosovën nga Komisioni Evropian”, theksoi Kryeministri Hoti.
Ai vlerësoi se Kosova ka nevojë të rrisë efikasitetin institucional, në mënyrë që të mundësohet kursimi i parasë publike, të ulen shpenzimet publike, të ulen kostot e qytetarëve dhe bizneseve, si dhe të rritet ekonomia e vendit.
Ndërkaq, zëvendëskryeministri Besnik Tahiri, si i ngarkuar me procesin e Reformës së Administratës Publike, pasi shpalosi pikat kryesore të planit të punës, theksoi se ky program është një përpjekje e vazhdueshme me qëllim të përfitimit për qytetarët./Arbresh.info/
Njëri nga të akuzuarit alivanoset pas vendimit për 10 vjet b...
Kosova s’do të ketë më terminale private
Sulme me dronë godasin rafineritë kryesore të naftës në Kuva...
Në ditën e fundit të Ramazanit, mijëra myslimanë luten në Qa...
E goditi në fytyrë, ndalohet personi që sulmoi Alaudin Hamit...
Vitia: Gjendja e 5-vjeçarit nga Lipjani është stabile, ka ni...