Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar pasi presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka rezultuar pozitiv me COVID-19.
Hoti ka thënë se të gjitha lutjet janë për çiftin Trump dhe ka uruar shërim e rikuperim sa më të shpejtë të Donald dhe Melanie Trump, shkruan Gazeta Express.
“Sapo mësova që Presidenti i SHBA’së Donald Trump dhe zonja e parë Melania Trump kanë rezultuar pozitiv. Lutjet tona janë për Donald Trump dhe Melanie Trump, duke iu uruar rikuperim të shpejtë nga COVID-19”, ka shkruar Hoti në twitter.
Vetë Trump ka njoftuar se bashkë me zonjën e parë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19. Ata tashmë janë karantinuar dhe kanë pezulluar të gjitha aktivitetet./arbresh.info/
Izraeli sulmon Hezbollahun në Bejrut
Ligji për të huajt, Rudolph: Qëndrimi i partnerëve ndërkombë...
Paga minimale në Kosovë nuk po respektohet për disa punëtorë
Çmimet vazhdojnë të rriten: Sa kushton një litër naftë në Zv...
Dogana e Kosovës pjesë e projektit të organizuar nga Komisio...
Van Damme i pikëlluar me vdekjen e Chuck Norris: Pusho i qet...