Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka pritur sot përfaqësuesit e Aleancës Kosovare të Bizneseve, të udhëhequr nga kryetari i saj, Agim Shahini, i cili shoqërohej nga kryetarët e degëve të AKB-së që veprojnë në Gjermani, Austri, Itali, Zvicër dhe Çeki.
Me këtë rast, Kryeministri Hoti bisedoi me të pranishmit për gjendjen e përgjithshme ekonomike në vend, përkatësisht për mbështetjen e Qeverisë ndaj sektori privat, sidomos pas situatës së krijuar nga pandemia COVID-19.
Gjatë këtij takimi, Kryeministri Hoti theksoi se pret që Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike do të miratohet edhe në lexim të dytë nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, duke spikatur faktin se ky ligj është në funksion të së mirës së qytetarëve dhe bizneseve.
Ndërkaq, kryetari Shahini, bashkë me përfaqësuesit tjerë të AKB-së, pasi që falënderuan Kryeministrin Hoti për pritjen, theksuan se nismat e Qeverisë për rimëkëmbje ekonomike dhe mbështetja e vazhdueshme ndaj bizneseve është lajmi më i mirë për vendin./arbresh.info/
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën