Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, priti në takim njoftues atasheun e ri ushtarak nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kolonel Stephen Rose, ku të pranishëm ishin edhe Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni dhe Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Rrahman Rama.
Me këtë rast, Kryeministri Hoti, duke i uruar mirëseardhjen Kolonelit Rose, nënvizoi faktin se bashkëpunimi bilateral është tepër i rëndësishëm në avancimin e mëtutjeshëm të aspiratave të FSK-së, e cila mbetet e përkushtuar që të jetë ndërvepruese me ushtritë mike dhe e integruar në NATO, ndihmën e së cilës Kosova nuk e harron kurrë dhe e çmon përherë.

Në anën tjetër, Koloneli Rose, duke e vlerësuarkKryeministrin Hoti për mirëpritjen, ndër të tjera, tha se është kënaqësi që të japë kontributin e tij në Kosovë, duke u përkushtuar për thellim të bashkëpunimit të mëtejmë dhe me interes reciprok./arbresh.info/
Limaj i shkruan Bedri Hamzës: Nisma e gatshme për t’iu bashk...
Haxhiu dekreton një sërë ligjesh, përfshirë anëtarësimin në ...
Isufaj pret delegacion amerikan e ndërkombëtar, në fokus sun...
Thaçi: Ka ardhur koha që presidenti të zgjidhet drejtpërdrej...
Programi europian për bashkitë, Rama: Investim strategjik pë...
Zjarr i madh në një servis në Pejë – digjen disa automjete, ...