Kryeministri Avdullah Hoti duket se nuk po mban hatër ndaj ish kryeministrit Albin Kurti.
Kjo pasi që me të marrë vesh lajmin për infektim me Covid-19 të Kurtit, kryeministri Hoti i ka uruar shërim e kalim sa më të lehtë të gjendjes shëndetësore, shkruan portali arbresh.info
“Kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i dëshiroj që ta kaloj sa më lehtë gjendjen shëndetësore me COVID-19. Zotit Kurti dhe të gjithë të prekurëve tjerë i uroj që sa më lehtë t’i përballojnë simptomat dhe t’i kthehen angazhimeve të përditshme”, shkruan Kryeministri.
Në Kosovë deri tani të infektuar me koronavirus rezultojnë 18,345, 15,198 të shëruar e 669 të vdekur./arbresh.info/
Tre viktima nga hantavirusi, OBSh: Nuk pritet pandemi global...
Përkujtohet Ekrem Rexha – Komandant Drini
Detaje nga vrasja në Sarandë, policia: Ka mbetur i plagosur ...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
SHBA beson se fundi i luftës është afër
Parashikimi i motit për sot