Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, një ditë pasi që Kuvendi miratoi vendimin për bashkë-dërgimin e kontingjentit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në misione jashtë vendit me Gardën Kombëtare të Ajovës, vizitoi kazermën “Adem Jashari” në kryeqytet.
Kryeministri Hoti para pjesëtarëve të FSK-së tha se, vendimi i djeshëm është ndër hapat më të rëndësishëm historikisht, që ka bërë Kosova si shtet dhe si Forcë e Sigurisë, drejt integrimit të plotë në strukturat euroatlantike.
‘’Besoj se qytetarët dhe liderët tepër vizionarë kanë pasur mundësi ta parashikojnë në fillim të viteve ’90-ta, atëherë kur është themeluar Ushtria e Republikës së Kosovës, Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës, që shteti i Kosovës të jetë pjesë dhe të integrohet plotësisht në strukturat euroatlantike’’, nënvizoi ai.
Kryeministri Hoti theksoi se qytetarët e Kosovës e dinë se sa e rëndësishme është për një popull që ka nevojë për paqe dhe stabilitet, të ketë mbështetjen e miqve dhe partnerëve ndërkombëtarë.
Ai nënvizoi se ndjehet vërtetë i privilegjuar që në mandatin e kësaj qeverie u miratua vendimi për bashkë-dërgimin e kontingjentit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në misione jashtë vendit me Gardën Kombëtare të Ajovës.
Gjatë vizitës në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, kryeministri Hoti ishte i shoqëruar nga zëvendëskryeministri Driton Selmanaj dhe nga anëtarë të kabinetit të tij./arbresh.info/
Ansambli “Shota” sjell program artistik në shënim të 18 vjet...
Këta janë fituesit e çmimeve kryesore në Grammy 2026
Guardiola pas barazimit me Tottenhamin: Po luajmë në nivel t...
Ramush Haradinaj arrin në SHBA, do të ketë fjalim edhe në Ca...
Ukraina pret rundin e ri të bisedimeve trepalëshe, ndërsa sh...
U përmend në dosjen “Epstein”/ Reagon Elon Musk: Nuk kam bër...