Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri, Driton Selmanaj, ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, si dhe shefi i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim
(BERZH), në Kosovë, Neil Taylor, përcolli nga afër transportin e turbinave, të cilat do të barten në parkun me erë, në Selac të Shalës së Bajgorës, projekt ky i “SOWI Kosova”, i cili ka të bëj me prodhimin e energjisë së ripërtëritshme, shkruan Arbresh.info.
Me këtë rast, kryeministri Hoti tha se ky investitor e ka statusin e investitorit strategjik në Kosovë, dhe është ndër investitorët më të mëdhenj në një sektor strategjik për vendin, për prodhimin prej 105 megavatesh energji elektrike, me një investim që shkon 187 milionë euro, ku mbi 50 milionë euro janë siguruar nga BERZH-i.
“Ne sot u ndalëm për të parë bartjen e këtyre materialeve- turbinave dhe besoj që shpejt do të jemi në Shalë të Bajgorës për të parë se si investojnë dhe kontribuojnë në furnizimin stabil me energji elektrike”, u shpreh kryeministri Hoti./Arbresh.info/

Moti sot i vranët dhe me intervale me diell
Policia e ndjek nëpër mal dhe e kap të dyshuarin që e dogji ...
Grabitje e armatosur në një barnatore në Pejë, dy të dyshuar...
Juventusi interesohet për shërbimet e portierit të klubit të...
Kurti: Kriminelët e mëdhenj serb ose janë në burgun e Dyzit,...
Kurti “punëson” gjyshërit: Nga 100 euro shtesë për ata që ku...