Kryeministri i ri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se paraardhësi i tij në pozitën e kryeministrit Albin Kurti nuk tregoi kulturë institucionale kur nuk bëri aktin e pranim-dorëzimit të detyrës.
Hoti ka folur të enjten në “Debat” te RTK-së.
“Ish-kryeministri nuk ishte në zyrë. Ka qenë e pritshme, në bazë të deklaratave, ku e bëri të ditur. Kjo nuk tregon kulturë institucionale, siç e kam marrë unë detyrën, në të ardhmen do t’ia dorëzoj dikujt tjetër. Ne duhet të pajtohemi me rrotacionin”, ka thënë Hoti.

Hoti ka folur edhe për kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmanin, e cila nuk udhëhoqi seancën kur ai u zgjodh kryeministër.
“Është dashur (ta udhëhiqte v.j.), është obligim kushtetues, por ka të drejtë ta delegojë. Nuk më ka zemëruar. Fokusi im është në zbatimin e programit qeverisës, jo te sjelljet e politikanëve. Fokusi im është te krijimi i një kulture krejt tjetër politike”, ka thënë ai.
Pas protestës së fermerëve, Qeveria shton kontrollet në sekt...
Një rrjet miliardash në Ballkan dhe një mungesë që bie në sy...
Besim Kodra i bashkangjitet rrugëtimit politik të Vjosa Osma...
Berisha: Marrëveshja Kosovë-Shqipëri-Kroaci forcon stabilite...
Sërish krahë njëri- tjetrit, Për çka po e uron Benita-Ludon?
Bota humbet një miliard fuçi naftë